Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkësitë fetare me pikëpyetje për formën e deklarimit të financave te shteti (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 07.02.2023 20:32

Nga viti i ardhshëm, bashkësitë fetare në Kosovë duhet t’i dërgojnë institucioneve të shtetit pasqyra financiare të audituara.

Kështu parasheh neni 12B i projektligjit për Liritë Fetare të cilin tashmë qeveria e ka dërguar në kuvend për miratim.

Klan Kosova ka informacion që përfaqësuesit fetarë e kanë kundërshtuar nenin edhe gjatë konsultimeve, me arsyetimet se bashkësitë nuk financohen nga shteti. Draftligji parasheh që këto të marrin fonde nga qeveria vetëm për mirëmbajtje të monumenteve kulturore dhe programe bamirësie.

Megjithatë, përfaqësuesit fetarë nuk janë kundër deklarimit të shpenzimeve, duke thënë se kjo i kontribuon transparencës. Por disa e kontestojnë mënyrën si do të realizohet ajo. Ndërsa qeveria thotë se për këtë pjesë është bazuar në komentet e Komisionit të Venecias.

Pjesë e pasqyrave financiare të bashkësive fetare pritet të jenë donacionet nga jashtë, por edhe kontributet vullnetare të besimtarëve.

lajme të ngjashme