Basha: Rama po bëhet gati të vjedhë shqiptarët me pretekstin e krizës së energjisë NULL NULL 14.10.2021 13:15 14.10.2021 13:15 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Kuvend se kryeministri Edi Rama po bëhet gati që të vjedhë shqiptarët “me pretekstin e një krize, që nuk është krizë energjie, por korrupsioni”. “E gjithë puna është se si të heqësh vëmendjen. Kjo është foltore për të dhënë llogari para shqiptarëve dhe duke qenë se nuk jep dot llogari, përfundon në një logore duke shpresuar që shqiptarët ta shtyjnë dhe një ditë tjetër pa bukë. Gjërave kryesore jo vetëm që nuk u dhe përgjigje, por mashtron pa turp. Ke rritur me 120 lekë naftën në vitin 2014 dhe një vit më pas shtove 120 lekë taksën e qarkullimit. Ty të kanë sjellë nga Parisi, ke bërë betejat e tua, ke lidhur aleancën me krimin që kur u ule në karrigen e Ministrisë së Kulturës e të gjitha me radhë, deri në vitin 2011. Sot, ti po bëhesh gati të vjedhësh shqiptarët me pretekstin e një krize, që nuk është krizë energjie, por korrupsioni”, u shpreh Basha. “Sepse je ti që në këtë kohë po paguan 12 milionë euro më shumë për tunelin e Llogorasë, je ti që në këtë kohë ke blerë 10 milionë euro më shumë energjinë sesa bursa, është hajdutëria jote që vazhdon të gërryejë financat e shtetit”, shtoi Basha./A2 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 22 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 26 minuta më parë