Basha: Qeveria të rrisë numrin e testimeve. Çdo ditë e humbur kushton jetë NULL NULL 05.04.2020 17:24 05.04.2020 17:24 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti apelin ndaj qeverisë për shtimin e numrit të testimeve. “Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave”, shkruan Basha në një postim në Facebook. “Sa më pak testime, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë”, shton kreu i PD-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025