Basha, pagë Holandeze 26 mijë euro NULL NULL 05.05.2015 10:37 05.05.2015 10:37 Mediat nga Shqipëria raportojnë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është punësuar në Holandë, ku gjatë vitit 2014 rezulton të jetë paguar më shumë se rroga vjetore në Shqipëri Në deklaratën e tij të pasurisë, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP. Vetë Basha ka deklaruar se ka kryer këtë punë si drejtues i programit me kohë të pjesshme, ndërsa shuma që ka marrë është të paktën dy herë më e lartë se paga vjetore si kreu i bashkisë më të madhe në Shqipëri. Mungojnë detajet rreth programit që vetë Basha ka deklaruar se drejton në Holandë, ku ai vetë ka studiuar dhe udhëton shpesh, së bashku me familjen. Në këtë mënyrë, krahas punës si kryetar i bashkisë së Tiranës dhe detyrës si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, rezulton të jetë i trepunësuar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Tahiri (AAK): Sektori privat po përballet me vështirësitë më të mëdha në dhjetë vitet e fundit 34 sekonda më parë
Kosova Kryeqytetasit s'kanë ku të presin autobusin, pritoret kryhen në fundvit (VIDEO) 7 minuta më parë
Lajme Të paktën 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga një sulm vetëvrasës në Somali 8 minuta më parë