Basha ndryshon kurs? 13 tetorin nuk e pranon për zgjedhje të parakohshme NULL NULL 16.07.2019 12:18 16.07.2019 12:18 Lulzim Basha ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar sot në presidencë me Ilir Metën ku kanë diskutuar mbi krizën politike. Basha tha se është njohur nga Meta me qëndrimin për të organizuar më 13 tetor zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale. Por, kreu i opozitës nuk është me një qëndrim me presidentin sa i përket zgjedhjeve të parakohshme. “Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit, i kam bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës”. Menjëherë pas takimit me Metën, Basha mblodhi në selinë blu partitë aleate me të cilat është përqëndruar te programi ekonomik i opozitës. Dhe duket se ekonomia do të jetë fokusi i ri i opozitës, pasi siç tha edhe vetë Basha, beteja për votën e lirë dhe demokracinë i ka krijuar hapësirë Qeverisë “që të grabisë shqiptarët”. “Kemi diskutuar për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është se duke tërhequr opozitën në betejën parimore për demokracinë dhe votën e lirë, ia ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë dhe buxhetit të saj, të grabisë qytetarët”. Basha theksoi se ka diskutuar me aleatët për zgjidhjet ekonomike për shqiptarët kur PD-ja të vijë në pushtet./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025