Basha gjuhet me karrige NULL NULL 07.05.2015 09:02 07.05.2015 09:02 Gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie të Kolonjës,Viktor Duro, një persona ka qëlluar me karrige në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Por karrigja ka goditur një 65-vjeçar, i cili ishte ulur pranë Bashës. Gjatë turit të prezantimeve të kandidatëve për kryetar bashkie, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e së mërkurës është ndalur në qytetin e Kolonjës, ku ka prezantuar kandidatin Viktor Duro. Por gjatë këtij takimi ndodhi një incidnet, pasi një person ka qëlluar me karrige në drejtim të kreut të PD-së, por karrigja nuk e goditi Bashën por, një 65-vjeçar, i cili ishte ulur pranë tij. Personi që qëlloi me karrige, sipas policisë së Korçës, është 27-vjeçari Suel Liço. Ai është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjarjen. Nga dëshmitë e para në polici, i riu ka thënë se nuk ka pasur asnjë objektiv për të goditur me karrige, por thjesht e ka hedhur atë mes turmës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025