Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha: Fushatë me lekët tuaja, asnjë qindarkë nga PD

NULL NULL
18.05.2015 08:37
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka urdhëruar 61 kandidatët e djathtë që paratë për fushatën t’i gjejnë vetë pasi PD nuk do t’u japë asnjë qindarkë

Në një mbledhje të bërë në selinë blu Basha u tha kandidatëve se lekët për fushatën duhet t’i nxjerrin nga xhepi i tyre.

Ata duhet të gjejnë vetë mënyrat e financimit apo të mbledhin para nga simpatizantët pasi PD nuk do shpërndajë para.

Hapja e zyrave, karburanti i makinave, lëvizja në zona të ndryshme elektorale etj, janë disa prej shpenzimeve të kandidatëve që duhet të përballohen nga vetë ata.

Fondi që PD përfitoi nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 21 qershorit ishte 57 milionë lekë të reja por Basha tha se kandidatët nuk do të përfitojnë asnjë qindarkë nga ky fond/Lapsi.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.