Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha akuzon Ramën se mbrojti vjedhjen e 600 milionë eurove

NULL NULL
16.10.2015 21:20

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj mbrojtjes që kryeministri Rama i bëri gjatë ditës marrëveshjes me CEZ, duke thënë se, “kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 milionë eurove u shfaq sot krenar për vjedhjen e shekullit”, shkruan Top Channel.

“Në krah të kopacëve bojëdalë e të përgënjeshtruar nga BE dhe nga qeveria çeke, kryemashtruesi gënjeu prap shqiptarët kur deklaroi se avokatët e qeverisë këshilluan tërheqjen nga arbitrazhi”, ka thënë Basha në profilin e tij në Facebook.

Por, sipas tij, e vërtetë është e kundërta. “I kërkuan të vazhdonte pa humbur kohë gjyqin. Por ai e kish ndarë mendjen t’i ndante 600 milionë euro të shqiptarëve me CEZ. Dhe për të humbur gjurmët ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit”, ka vijuar Basha.

Nëse nuk ka gjë për të fshehur, vijon kreu i PD, qëndrimin e tij, pse pengon hetimin ndërkombëtar? “Sepse është i zhytur deri në fyt në këtë aferë”, ka shtuar Basha.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.