17:28, 1 Prill 2020

Menaxhmenti i skuadres zvicerane Basel ka marrë vendim lidhur me të ardhmen e futbollistit nga Kosova Edon Zhegrova, i cili ishte i huazuar nga skuadra belge Genk për një edicion.

Basel dhe Zhegrova nuk do të vazhdojnë edhe për një vit.

Skuadra zvicerane e ka pasur të drejtën e blerjes së talentit kosovar, por përfundimisht nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë për blerjen e plotë të kartonit në vlerë prej 3 milionë e 500 mijë eurosh, shkruan Blick.ch përcjell Klan Kosova.

Zhegrova do të kthehet në Belgjikë në sezonin e ardhshëm nëse nuk ka ndonjë ofertë për të gjatë verës.

Ai ka zhvilluar 27 ndeshje me Baselin, ku do të mbahet mend shkëlqimi i tij në fitoren 3 me 0 kundër Young Boys në dhjetor.

Genk tashmë do të ketë mundësinë të ketë në skuadër një lojtar që është zhvilluar shumë gjatë kësaj periudhe në Superligën zvicerane.

Konkurs Pune

Lexo më shumë