Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barnat s’bën të përdoren as edhe 1 ditë pas skadencës, duhet të asgjësohen (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 19:49

Barnat të mos përdoren as edhe një ditë pas skadimit.

Kështu apelon Bujar Gashi, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ai përgëzon stafin e Shtëpisë së Shëndetit në Besi i cili e vuri re me kohë se ilaçet janë pa afat, dhe shmangu rreziku që mund të kishin ato për jetën e pacientit, raporton Kiks Kosova.

Kosova e ka të rregulluar me ligj se si duhet të veprohet me barnat të cilat për shkak të skadimit të afatit, janë të papërdorshme.

Me qëllim të mbrojtjen së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, kafshëve e mjedisit, sipas nenit 25 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, çdo produkte mjekësor me afat skadimi, duhet të asgjësohet.

Gashi thotë se Komuna e Prishtinës ka kontraktuar një kompani private për asgjësimin e këtyre barnave.

Ndërkaq, për mbetjet mjekësore, kryeqyteti ka marrëveshje me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sipas të cilës, asgjësimi bëhet çdo dy javë.

Licencat për asgjësimin e produkteve dhe pajisjeve mjekësore lëshohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kompanitë e licencuara me këto leje janë të detyruara të evidentojnë, mirëmbajnë dhe të ruajnë të dhënat mbi shkatërrimin e tyre, në pajtim me procedurat për evidentimin e mbeturinave të përcaktuara nga kjo ministri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.