Barku i madh e shpëton nga rënia në pus (FOTO) NULL NULL 16.08.2020 23:01 16.08.2020 23:01 Një kinez me mbipeshë zbuloi se barku i tij i madh i doli shpëtimtar – pasi u rrëzua në një pus. 28 vjeçari i identifikuar vetëm si Liu, u bllokua në pusin e familjes së tij pasi theu një dru që përdorej për ta mbuluar atë në fshatin Fuliudian në provincën Henan. Një video zyrtare e shërbimit të zjarrfikësve atje, i shpërndarë në rrejte sociale, tregoi se si burri pa këmishë kishte pritur me durim me krahët e kryqëzuar. Ai qëndroi në atë mënyrë derisa banorët e zonës e shikuan ekipin prej të paktën pesë zjarrfikësish që i lidhnin një litar të fortë rreth belit për ta “shpëtuar” nga pusi, pa asnjë lëndim. Shërbimi i zjarrfikësve e kishte vlerësuar peshën e tij rreth 226 kilogramë dhe thanë se ai kishte mbijetuar për shkak se ishte “shumë i trashë” për të rënë poshtë, sepse dukej se kishte kërcyer mbi drurin që e mbulonte pusin.