Barcelonës s’i kryen punë as largimi i Koeman, barazon me Alaves NULL NULL 30.10.2021 23:01 30.10.2021 23:01 Barcelonës nuk i ka kryer punë as largimi i trajnerit Ronald Koeman, pasi u ndal me barazim në shtëpi nga Alaves. Katalunasit në pjesën e parë ishin këmbëngulës për të gjetur rrugën e golit, por këtë arritën ta bëjnë tre minuta pasi nisi pjesa e dytë. Depay me një gol të bukur zhbllokoi rezultatin duke i dhënë epërsinë minimale Barçës, epërsi kjo që zgjati vetëm tre minuta, pasi në minutën e 52-të, Rioja barazoi shifrat në 1-1. Përkundër tentimeve, rezultati deri në fund mbeti i njëjtë, duke konfirmuar që Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të thellë rezultatesh. Me këtë barazim, Barcelona ka vetëm 16 pikë nga 11 ndeshje, ndërsa në pesë takimet e fundit ka arritur ta fitojë vetëm një, ndërsa ka humbur tri prej tyre dhe ka arritur ta marrë një barazim. Ndërkohë, Alaves ka dhjetë pikë dhe gjendet në pozitën e 16-të, ku në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025