Barcelona shkatërron Olympiacosin 6-1 në Ligën e Kampionëve NULL NULL 21.10.2025 21:23 21.10.2025 21:23 Foto: AP Barcelona regjistroi një fitore të madhe ndaj Olympiacos Piraeus me rezultat 6-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve. Ylli i mbrëmjes ishte Fermin Lopez, i cili realizoi hat-trick, ndërsa Marcus Rashford shënoi dy gola dhe Lamine Yamal kompletoi rezultatin për katalanasit. Mysafirët shënuan golin e vetëm nga penaltia me Ayoub El Kaabi, por mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Santiago Hezze në minutën e 57-të. Me këtë fitore, Barcelona zë vendin e 8 me 6 pikë nga tri ndeshje në këtë fazë të ligës, ndërsa Olympiacos mbetet në fund të tabelës me vetëm një pikë nga 3 ndeshje. /Klankosova.tv