Barcelona përgatit 60 mln euro për pasuesin e Lewandowski-t NULL NULL 08.10.2025 10:51 08.10.2025 10:51 Barcelonapo përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për sulmuesin 21-vjeçar të Portos, Samu Aghehowa, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit që do të largohet në verën e vitit 2026. Aghehowa ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje këtë sezon dhe gjithsej 32 gola në 53 paraqitje me Porton, transmeton klankosova.tv. Klauzola e tij e lirimit është rreth 100 milionë euro, por Barça shpreson të negociojë për një çmim më të ulët. Sipas mediave spanjolle, trajneri Hansi Flick e vlerëson profilin e tij si të përshtatshëm për stilin e lojës së ekipit, ndërsa klubi katalanas dëshiron ta sigurojë talentin para se të ndërhyjnë klubet e mëdha evropiane.