Barcelona me rekord fitoresh NULL NULL nga Jon Ajeti 18.04.2023 10:59 nga Jon Ajeti 18.04.2023 10:59 Skuadra e Barcelonës në futboll për femra vazhdon të shkruajë historinë, teksa me fitoren e fundit 4-0 ndaj Atleticos së Madridit këtë fundjavë, ka regjistruar kuotën e 60 fitoreve radhazi. Një numër kaq i madhë i fitoreve radhazi duket i pamundur, megjithatë vajzat “blaugrana” kanë konfirmuar dominimin në futbollin e femrave, në Spanjë e Europë. Këtë sezon skuadra i ka fituar të 25 takimet dhe kryeson me 75 pikë të plota, 16 më shumë se Reali i Madridit dhe Levante që mbajnë vendin e dytë. Megjithatë katër golat e shënuar ndaj Atletikos, i çojnë vajzat katalane në kuotën e 105 golave të shënuar këtë sezon, teksa kanë pësuar vetëm 5 dhe kanë një golaverazh prej +100. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë