Barcelona interesohet për Blind NULL NULL 01.06.2016 15:00 01.06.2016 15:00 Holandezi ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës edicionin e shkuar dhe skuadra kampione e Spanjës është e interesuar për ta transferuar në radhët e veta. Barcelona synon që ta transferojë në Camp Nou mbrojtësin e Manchester United, Daley Blind. Holandezi u kthye në mbrojtës qëndror nga Louis van Gaal, ndërsa më herët ka luajtur në pozitën e mesfushorit të krahut. Sipas medieve spanjolle, menaxheri i ri i Djajve, Jose Mourinho do largimin e tij, të Juan Mata dhe Memphis Depay. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 2 days