Barcelona futet në garë për yllin e Leipzigut NULL NULL 08.05.2026 15:30 08.05.2026 15:30 Hansi Flick ka vendosur objektivin kryesor për merkaton verore yllin e RB Leipzig, Yan Diomande. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shihet si zgjidhja ideale për të përforcuar skuadrën e Barcelonës, sidomos pas lëndimeve të shpeshta të Raphinha-s i cili shumë herë kan lënë boshllëqe në formacion. Diomande ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga me 12 gola dhe 8 asistime në 31 ndeshje, duke rritur vlerën e tij në treg mbi 100 milionë euro. Edhe pse vlera e tij fillestare ishte rreth 75 milionë, performanca mbresëlënëse ka bërë që Leipzig të kërkojë një shifër rekord. Barcelona nuk është e vetme në këtë garë, pasi PSG, Bayern dhe Liverpool po ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të talentit afrikan, i cili dallohet për shpejtësinë, forcën fizike dhe aftësinë për të goditur me të dyja këmbët.