Barcelona e para në Evropë me penalti NULL NULL 18.10.2015 11:13 18.10.2015 11:13 Barcelona është skuadra e cila prinë në të gjitha top ligat evropiane të futbollit si Spanjë, Angli, Gjermani, Francë dhe Itali, me penalti të dhëna këtë edicion. Bëhet fjalë për shtatë penalti nga tetë ndeshje të zhvilluara të cilat janë referuar në favor të Barcelonës. Vetëm në ndeshjen e mbrëmshme kundër Rayo Vallecano, Perez Monetro referoi dy herë në pikën e bardhë, ku Neymar realizoi që të dyja. Nga 18 penalti që janë dhënë këtë edicion në 72 ndeshje në La Liga, 39% e tyre kanë qenë në favor të Barcelonës, transmeton Klan Kosova.