Barcelona e gjen partnerin perfekt për Yamalin NULL NULL 30.03.2026 16:04 30.03.2026 16:04 Barcelona po synon të formojë një dyshe spektakolare, Lamine Yamal me talentin e ri Yan Diomande, i cili po shkëlqen te Leipzigu. 19-vjeçari ka impresionuar këtë sezon me gola dhe asistime, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë, transmeton klankosova.tv. Sipas mediave spanjolle, Barcelona e sheh si partner ideal për Lamine Yamal, me synimin për të krijuar një nga dyshet më të forta sulmuese në Evropë. Megjithatë, transferimi nuk do të jetë i lehtë, pasi Leipzig kërkon rreth 100 milionë euro për shërbimet e tij. Vendimi final pritet gjatë merkatos së verës.