Barcelona dënohet me 300 euro për thyerjen e rregullave gjatë transferit të Griezmann NULL NULL 26.09.2019 16:31 26.09.2019 16:31 Barcelona është dënuar me një gjobë prej 300 eurosh nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll për shkak të transferimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Grizmann. Atletico pretendon që Barcelona kishte arritur marrëveshje me francezin kur klauzola e këtij të fundit ishte 200 milionë euro. Griezmann e kompletoi transferimin e tij te Barça në korrik për 120 milionë euro, për shkak se në atë kohë klauzola e lirimit të tij ishte zvogëluar. Barcelona është dënuar të enjten nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjolle, me klubin katalonjas që duhet të paguajë 300 euro gjobë për shkak të thyerjes së rregullave. Ky rast ndoshta është i vetmi që një klub gjobitet me një shumë kaq simbolike.