Barcelona – Bayern Munchen, sfida kryesore çerekfinaliste e Championsit NULL NULL 14.08.2020 10:14 14.08.2020 10:14 Sot në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet ndeshja çerekfinale në mes të Barcelonës dhe Bayern Munchenit. Ky takim pritet të jetë mjaft interesant, pasi takohen dy gjigantët e futbollit evropian, transmeton Klan Kosova. Në duelin që fillon nga ora 21:00, dy skuadrat priten të kenë mungesat e tyre. Te katalanasit, do të mungojnë treshja, Morer, Umtitit dhe Todibo, dy të parët të lënduar kurse i fundit i karantinuar pasi doli pozitiv me COVID-19. Ndërsa, te bavazrezët pritet të mungojë vetëm francezi, Pavard i cili është i lënduar. Ky duel zhvillohet në Lisbonë, dhe fituesi brenda këtij takimi kalon në gjysmë-finale të ‘Championsit’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 16 orë më parë