Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barca “fundos” “nëndetësen e verdhë”, mbetet në hap me Realin

NULL NULL
06.07.2020 00:58

Barcelona ka vendosur ta ndjekë hap pas hapi Real Madridin.

Kjo u vërtetua edhe pas fitores me rezultat 1 me 4, si mysafir i Villareal.

Barca kaloi në epërsi qysh 180 sekonda pas fillimit të ndeshjes me një autogol të Pau Torres.

“Nëndetësja e verdhë”, u kundërpërgjigj pas 11 minutash me Gerard Moreno, duke i neutralizuar shifrat në 1 me 1.

“Katalunasit” kishin ardhur në “Estadio de la Ceramica” me misionin e qartë për mos ti lëshuar pikët e plota, andaj edhe në minutën e 20-të realizoi Luis Suarez, pas asistimit të Leo Messi.

Messi ishte vendimtar edhe në fund të fraksionit të parë të takimit kur shënoi Antonie Griezmann për 1 me 3.

E kur u kuptua që Barca tashmë e kishte takimin në dorë erdhi edhe një gola nga talenti Ansu Fati, që shënoi në minutën e 86-të, pas asistimit të Jordi Albas.

Real Madrid vazhdon të jetë lider i La Liga-s me 77-të pikë ose katër më shumë se Barcelona që po e ndjekë në pozitën e dytë.

Villareal është në pozitën e pestë me 54 pikë, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në finish të sezonit në ligën elitare të futbollit spanjoll.

https://www.youtube.com/watch?v=d2z8mkv07C0

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.