Barça deklason Cordoban (Video) NULL NULL 02.05.2015 18:49 02.05.2015 18:49 Barcelona ka fituar me rezultat të thellë ndaj Cordobas. Ndeshja e javës së 35 të Primera Division përfundoi në shifrat 0-8 në favor të djemve të Luis Enriques duke dhënë edhe një sinjal të fort para ndeshjes me Bayern Munchen në kuadër të gjysmëfinales së Champions League. Goli i parë për katalanasit erdhi në minutën e 42 duke dhënë përshtypjen se fitorja do të ishte më e vështirë nga çfarë pritej, por furia blaugrana nuk u ndal duke gjetur rrugën e rrjetës edhe 7 herë të tjera. Me këtë fitore ruan vendin e parë në kuotën e 87 pikëve, 5 më shumë se Real Madrid që luan në orën 20.00 në transfertën e vështirë të Sevillas. Golat: Rakitiç 42; Suarez 45’2, 53, 88; Messi 46, 80; Pique 65; Neymar 84 (p) https://www.youtube.com/watch?v=197Ytmf73Hs *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.