Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barazim kapitenësh

NULL NULL
10.05.2015 18:55
Në derbin e zhvilluar në Premier League, Chelsea dhe Liverpool janë ndarë baraz 1:1.

Me të filluar ndeshja, në minutën e ‘4, kapiteni i Chelsea-t,  John Terry arriti që të shënojë gol për rezultatin 1:0.

Edhe pse e ka siguruar titullin, skuadra e Jose Mohurinhos nuk i ndali sulmet drejt portës së Simon Mignolet.

Ndërsa Liverpoolin në lojë e ktheu kapiteni legjendar, Steven Gerrard, i cili arriti që me kokë të barazojë rezultatin në 1:1.

Pjesa e dytë u shoqërua me raste nga të dyja palët, por që nuk arritën që t’i konkretizojnë ato.

Kjo ishte  ndeshja  e të dy kapitenëve, pasi të dy arritën që të shënojnë golat për skuadrat e tyre.

Pikërisht në ndeshjen me Chelsean sezonin e fundit ishte kapiteni i “The Reds” që rrëshqiti në fushë, për ta humbur topin që i kushtoi me titull skuadrës së Brendan Rogers.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.