Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Baraliu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit nuk mund të ankimohet

NULL NULL
31.05.2016 19:04

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, u debatua  në mes Mazllum Baraliut – profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Bashkim Ramosajt – Drejtori i Administratës në Komunën e Deçanit.

Në emision u diskutua për vendimin që Komuna e Deçanit ka marrë për të hyrë në grevë, si shenjë kundërshtimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pronat “Apiko” dhe “Iliria”, t’i njihen si prona Manastirit të Deçanit.

Profesori Mazllum Baraliu ka deklaruar se vendimi i kushtetueses nuk mund të ankimohet edhe pse shpesh kjo gjykatë ka ditur të ketë vendime kontradiktore.

“Me kushtetutë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe janë të obligueshme qe te respektohen nga te gjithë qytetarët dhe institucionet. Instancë më te lartë për ankese nuk ka, këto vendime janë të prera.”

“Për hir të se vërtetës duhet te them qe kjo Gjykate ka dëshmuar më shumë së një herë se dinë te ketë vendime kontradiktore sikurse edhe kjo për manastirin e Deçanit.”

“ Me vendimet e saja kjo gjykatë nuk ka qenë çdo herë në lartësinë e duhur,” ka thënë Baraliu, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.