Baraliu: Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik NULL NULL 31.05.2016 18:27 31.05.2016 18:27 Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, po debatohet në mes Mazllum Baraliut – profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Bashkim Ramosajt – Drejtori i Administratës në Komunën e Deçanit. Në emision po diskutohet për vendimin që Komuna e Deçanit ka marrë për të hyrë në grevë, si shenjë kundërshtimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pronat “Apiko” dhe “Iliria”, t’i njihen si prona Manastirit të Deçanit. Profesori Baraliu ka dhënë argumentet e tij se pse Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik. “Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik, komunën dhe dy subjekte biznesore ku edhe me ligjet e atëhershme ato kane qenë të ndaluara në transaksione të tilla.” “ Për me tepër është bërë një falje, nga pushteti i atëhershëm në udhëheqjen e Millosheviqit, dhe interesi publik nuk është mbrojtur. Këtu kemi një gjykim me shumë të pathëna dhe shume kontradikta.” Më tej, njohësi i kushtetueses ka thënë se Gjykata Kushtetuese është përziër në gjykatën e shkallës së katërt. “Në këtë proces gjyqësor në situata të caktuara dhoma e veçantë thotë qe ka tendenca diskriminuese te këtyre ndërmarrjeve ndaj palës tjetër. Është cenuar skajshmërisht qe pikërisht personat juridik te kenë te drejte ne gjykimin e tyre shpesh janë përjashtuar.” “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime dhe është përzier ne punët e gjykatës së shkallës së katërt gjë që nuk ka të drejtë,” ka thënë Baraliu, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025