Banori ekskluziv: Milaimi e bën “bërllok” sa Drenusha e Gresa (VIDEO) NULL NULL 18.01.2025 21:08 18.01.2025 21:08 Në gjysmëfinalen e mbajtur të premten mbrëma, u eliminuan Leo, Gresa dhe Drenusha. Ishte prime i 26-të, derisa nuk kishte se si të mungonin edhe kësaj here debate të forta ndërmjet banorëve. Qendra e diskutimeve ishte Sara, e ndërlidhur në një lojë nga Driloni duke u munduar ta vë në grackë Leon. Këtë, Sara nuk ishte se e priti mirë. Derisa, Driloni tha se kjo e fundit ka qenë në dijeni për një lojë që donte t’ia bënte Leos. Sara e pohoi se ishte në dijeni për diçka të tillë. Por, kjo nuk ishte gjithçka. Gjatë javës, kishte pasur debate te forta ndërmjet Sarës dhe Xhenetës. E kjo ngjalli edhe diskutime në prime për mënyrën e shantazhimit të Xhenetës karshi Sarës. E protagonisti kryesor në të, Sara i mohoi absolutisht gjërat e tilla. Pakënaqësi për mënyrën e lojës së Xhenetës për ta shantazhuar, opinionistët dhe moderatorët shprehren mjaft të ashpër. E derisa, të shqetësuar gjatë gjithë javës, banorët ishin për ardhjen e zarfit të zi, megjithatë ai nuk ishte vetëm për një banor. E dënimi për thyerje rregullash, ishte se nëse ndonjëri nga këta do ta fitonte çmimin e madh, atij do t’i largohen 20 mijë euro. Në anën tjetër, rrëfimi mbi jetën e tyre, i fundit ishte nga Driloni. Ai tregoi mbi sakrificat e tij, lëndimeve që i mori gjatë luftimit me boks, e në fund krejt u suprizua nga vëllai i tij dhe djali i axhës. Në fillim të këtij edicioni, u premtua se në fund të tij do t’ia dhuronin një makinë një personit, përmes një loje në rrjete sociale, e në mënyrë krejt rastësore ajo ishte në duart e Xuxit ta përzgjedhte atë. Fituesi i këtij edicioni të tretë të Big Brother Vip Kosova zgjidhet me 24 janar. /Klankosova.tv