Banorët thonë se tanket izraelite kanë avancuar më thellë në Rafah NULL NULL 13.06.2024 13:47 13.06.2024 13:47 Foto nga arkiva: Rafah Banorët atje thonë se tanket izraelite kanë avancuar më thellë në zonën perëndimore të Rafahut. Forcat izraelite kanë lëvizur drejt zonës Al Mawasi të Rafah, thanë ata,zonë kjo e cila është përcaktuar si humanitare në të gjitha njoftimet dhe hartat e publikuara nga ushtria izraelite që kur filloi ofensivën e saj në Rafah në maj. Ndërkaq, ushtria izraelite mohoi se kishte nisur ndonjë sulm brenda zonës Al Mawasi, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ushtria izraelite tha se po vazhdonte operacionet në Rafah, duke shtuar se forcat në ditën e kaluar kishin gjetur armë dhe kishin vrarë persona, siç thanë ata të armatosur palestinezë në luftime nga afër.