Banorët rezidentë të Bejrutit të zemëruar: Kërkojnë përgjigje për shpërthimin NULL NULL 06.08.2020 08:28 06.08.2020 08:28 Njerëzit në Bejrut të Libanit kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë për siç e quajnë ata neglizhencë që çoi në shpërthimin masiv të së martës. Presidenti Michel Aoun ka thënë se ky shpërthim ishte shkaktuar nga deponimi i pa sigurtë në një depo të dy mijë e 750 tonëve të nitratit të amoniumit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Shumë syresh kanë akuzuar autoritetet për korrupsion, mosmenaxhim dhe mospërfillje. Ky shpërthim ka marrë jetën e 125 njerëzve dhe mbi katër mijë të tjerë janë lënduar. Atje tashmë ka filluar periudha dyjavore e gjendjes emergjente. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.