Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët mbrojnë “Kalanë e Petrovës” (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 05.03.2021 20:52

Banorët e disa fshatrave të Shtimes janë ankuar se disa punime private kanë kaluar në pronë publike dhe po shkatërrojnë një monument kulturor të njohur si kala.

Këta thonë se mbi gurët që kanë nisur të shkatërrohen janë gjurmët e disa mureve që besojnë të datojnë nga koha e ilirëve.

Në Komunën e Shtimes u deklaruan se kanë lëshuar leje për disa punime specifike, por vetëm në një pronë private.

Bajram Hysenaj, që e ka marrë këtë pëlqim, i tha Klan Kosovës se ka punuar vetëm në pronën e tij.

Pronarët e pronave përreth, që janë në menaxhimin e Agjencisë Pyjore, thanë se pas njoftimit për rastin do të formojnë komision të përbashkët me komunën dhe do t’i ndjekin hapat ligjorë.

Banorët po kërkojnë që kalaja të futet në listën e trashëgimisë, ndërkaq nga Instituti Arkeologjik deklaruan se do të dalin në teren dhe të verifikojnë nëse bëhet fjalë për diçka që duhet të ruhet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.