Banorët e Zharrëzës: Garanci për t’u dëmshpërblyer NULL NULL 25.02.2017 21:46 25.02.2017 21:46 Në takimin 3 orësh që patën me zv.Kryeministrin Niko Peleshi dhe zv.ministrin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejta, banorët e Zharrëzës thonë se morën garanci se do të dëmshpërblehen në masën 100 përqind. “U treguan të gatshëm të dëmshpërblehemi në masën 100 përqind për shtëpitë tona”, thotë njëri prej protestuesve. “Do të merret nga shteti shqiptar përsipër, 100 përqind dëmshpërblimeve të banesave që janë plotësisht të shkatërruara, ose që janë dëmtuar shumë rëndë”, tha avokati i protestuesve, shkruan Top Channel. Por vetëm fjala nuk u ka mjaftuar banorëve të Zharrëzës. Ata vendosen të qëndrojnë para Ministrisë deri në daljen e draftvendimit të Qeverisë për dëmshpërblimin e tyre. Sapo nisën të ndërtojnë çadrat, ka ndërhyrë policia. Zv.Kryeministri Niko Peleshi, i cili negocioi vetë me grevistët tregoi detajet e marrëveshjes së arritur me ta. “Do të ndalojmë injektimin e ujit teknologjik në puset e zonës gëlqerore të Zharrëzës, të cilat banorët mendojnë, por edhe ne kemi dyshime të arsyeshme të furnizuara nga Instituti i Gjeoshkencës, që mund të jenë shkaku i lëkundjeve. Do të kemi sistemim të përkohshëm derisa të dëmshpërblehen, rindërtohen apo të riparohen shtëpitë në mënyrë të plotë”, deklaroi zv.Kryeministri. Peleshi tha se vijimi i protestës është i pakuptimë pasi Qeveria do t’i japë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 55 minuta më parë
Lajme Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit në Borsh, gjobitet drejtuesi i skafit 56 minuta më parë