Banorët e lagjes “Kristali” në Pejë mbi 20 orë pa ujë e dy orë pa rrymë (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 00:03 23.06.2025 00:03 Në lagjen “Kristali” në Pejë, qytetarët patën probleme sot të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike. Një qytetar për Klankosova.tv, në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ka thënë se problemet me ujin po i kanë të shpeshta. Ai tha se në disa raste nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm deri në 20 orë, i njëjti shtoi se këtë çështje e kanë ngritur edhe në organet kompetente. Pejani u shpreh se nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” iu tha se kjo po ndodh për shkak se një pjesë e kësaj lagjeje po bëjnë keqpërdorime të ujit. Pos ujit, ata sot patën ndërprerje edhe të furnizimit me energji elektrike, gjatë ditës për dy orë, por i njëjti shtoi se kjo u sanua. Klankosova.tv ka kontaktuar Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Hidrodrini” dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për çështjen në fjalë. Njëjtë, gjithashtu është kontaktuar edhe KEDS-i dhe Klankosova.tv është në pritje të një deklarate nga kjo kompani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.