Banorët e ishullit spanjoll largohen nga shtëpitë për shkak zjarrit të madh NULL NULL 18.08.2019 18:08 18.08.2019 18:08 Rreth 2 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në ishullin Gran Canaria të Spanjës për shkak se është shfaqur sërish zjarr. Është e hera e dytë brenda një jave që njerëzit e zonës Tejeda për shkak të sigurisë nga zjarri janë larguar prej shtëpive të tyre. Zjarri i dytë filloi nga malet Valleseco dhe u shpërnda shumë shpejtë dukë përfshirë rreth 1500 hektarë. Njësitë ushtarake të urgjencës po ndihmojnë zjarrfikësit lokalë për të ndalur flakët, po ashtu ujë është duke u sjell Malaga dhe Sevilla me helikopter. Banorët e zhvendosur nga shtëpitë e tyre u dërguan në një qendër lokale sportive, transmeton Klan Kosova. Sidoqoftë, shërbimet e urgjencës mbeten vigjilente për faktin se era mund të ndryshojë drejtim në çdo kohë dhe ta çojë atë drejt diku më të populluar. Deri më tani këtë vit ka pasur tre herë më shumë zjarre në krahasim me mesataren gjatë dekadës së kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025