Banorët e Çabrës lajmërojnë edhe për një barrikadë të re në Jegenicë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët e Çabrës lajmërojnë edhe për një barrikadë të re në Jegenicë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 15.12.2022 21:02

Edhe një tjetër bllokadë, pos asaj që u vendos të mërkurën mbrëma në fshatin Zupç, u vu nga serbët lokal në hyrj të fshatit Jagenicë, lajmëruan banorët e fshatit Caber.

Kjo për banorët shqiptarë që janë shumicë në Caber, është shqetësuese andaj edhe iu është bërë një apel.

Kjo edhe po përfillet nga qytetarët, që thonë se në Zubin Potok nuk shkojnë shpesh.

Megjithatë, këta por edhe banorët serb të kësaj ane, kanë gjetur një rrugë alternative për të shamngur bllokadën e rrugës kryesore, e cila po ruhet nga serbet lokal.

Pa roje të tillë, ishte barrikada e vendosur në Rudare, gjashtë ditë më parë.

Por, mbikëqyrja e KFOR-it nga toka e ajri nuk mungoi.

Pamja e këtij helikopteri edhe nga larg, sigurisht ishte kjo e serbëve të cilit pa dallim moshe e gjinie, po vazhdojnë të qëndrojnë në tenda karshi kësaj bllokade.