Banorët dëgjuan disa të shtëna, e dyshuara u dorëzua në polici – krejt çka dihet për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë NULL NULL 21.08.2024 09:28 21.08.2024 09:28 Pamje nga vendi i ngjarjes. Një grua në Prishtinë mbrëmë rreth orës 19:20 e ka vrarë kunatin e saj në rrethana ende të panjohura. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se pas aktit, e dyshuara është vetëdorëzuar në polici. “Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv. Policia e largoi trupin e pajetë rreth orës 22:20, ku në pamjet e Klan Kosovës u pa automjeti i forenzikës duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Por, pavarësisht se trupi i pajetë u largua nga vendi i ngjarjes, policia vazhdoi të qëndronte në vendin e krimit, teksa rruga “Ismet Krasniqi” në lagjen “Kodra e Trimave” vazhdoi të mbetej e bllokuar për qarkullim në të dy anët. Ndërsa, në bisedat që Klan Kosova ka pasur me disa nga banorët, të njëjtit kanë bërë të ditur se në momentet kur ka ndodhur rasti kanë dëgjuar disa të shtëna armësh, teksa u shprehen të tronditur nga rasti. Gjithashtu, Klan Kosova ka mësuar edhe se e dyshuara dhe viktima kanë qenë duke jetuar në të njëjtën shtëpi, mirëpo me dy hyrje të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 39 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 3 orë më parë