Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banka Botërore me projekt 140 milionësh për uljen e kostove në tregti dhe transport në Ballkanin Perëndimor

NULL NULL
19.04.2019 15:37

Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore ka miratuar sot projektin që mundëson uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit në tregti dhe transport për Ballkanin Perëdimor.

Projekti, me vlerë 90 milion dollarë, faza e parë e një qasjeje me disa faza me vlerë 140 milion dollarë, do të përfshijëprojektimin, përgatitjen dhe zbatimin e nismave për rritjen e transparencës dhe integritetit, uljen e kostove të transaksioneve, përmirësimin e bashkërendimit ndërinstitucional dhe shkurtimin e kohës së nevojshme për të bërë tregti ndërkufitare.

“Vonesat në pikat e kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor janë pesë herë më të gjata se në shumë vende të BE-së dhe çdo vit kamionët shpenzojnë deri në 26 milion orë në pikat e kalimit kufitar në rajon, ose thuajse 3 mijë vjet,” – thotë Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore.

Ky projekt do t’u sigurojë tre vendeve pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor gjithsej 140 milion dollarë, ku në fazën e parë sigurohet financim për Serbinë (40 milion dollar), Maqedoninë e Veriut (30 milion dollar) dhe Shqipërinë (20 milion dollar). Parashikohet që të ulen kostot vjetore të import-eksportit me më shumë se 10 për qind, njofton Banka Botërore përcjellë Klan Kosova.

Megjithëse vendet e Ballkanit Perëndimor mund të eksportojnë pa tarifa në Bashkimin Evropian, vetëm 10-20 për qind e firmave të këtij rajoni janë eksportues. Zbatimi i procedurave (përfshirë kontrollet dhe doganat) dhe koha e shpenzuar në pikat e kalimit kufitar e ulin efikasitetin, i rrisin kostot dhe e pengojnë tregtinë. Për shembull, në Shqipëri 87 për qind e firmave shqiptare shesin vetëm në tregun vendas, 10 për qind eksportojnë në BE dhe vetëm 3 për qind shesin në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt synon ta rrisë tregtinë rajonale nëpërmjet zvogëlimit të masave jotarifore, kohës së nevojshme për zhdoganim dhe kostove të përgjithshme të tregtisë.

Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor do të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes së mallrave në këtë rajon nëpërmjet zbatimit të një sistemi me një sportel unik kombëtar (SUK), ku institucionet më kryesore do të jenë të lidhura me njëra-tjetrën për ta ulur kohën e nevojshme për eksport-import nëpërmjet doganave të digjitalizuara, përmirësimit të infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar dhe instalimit të teknologjisë me rëndësi kritike si sistemet inteligjente të transportit (SIT) dhe sistemet e administrimit dhe informacionit për trafikun e anijeve (SAITA).

E para e BB për Ballkanin Perëndimor tha se nepërmjet futjes së teknologjisë në infrastrukturës, do të nxitet zhvillimi i tregtisë.

“Nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, futjes së teknologjive të reja dhe rritjes së bashkërendimit mes institucioneve, ky projekt do ta nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike në mbarë rajonin,” – thotë Van Gelder.
Ajo shtoi se kjo do të ulë emetimin e gazrave në serrë.

Ajo shtoi se ky projekt do të ulë lirimin e gazrave në serrë.

“Projekti do t’i ulë edhe çlirimet e gazeve serrë me thuajse 30 mijë ton, përmes uljes së kohës së qëndrimit në vend me motor ndezur të automjeteve, instalimit të paneleve diellore në ndërtesat doganore dhe mbjelljes së pemëve të reja përreth hapësirave të parkimit.”

Përfitime të tjera mjedisore nga projekti përfshijnë përdorim më të vogël të letrës për shkak të digjitalizimit, rritje të eficiencës energjetike në ndërtesa të reja dhe të rimodeluara dhe zbatimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për të monitoruar risqet e ndryshimit klimatik dhe për të parashikuar ndërprerjet në tregtinë e kryer me anë të rrjetit rrugor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.