Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ban Ki Mun shpalos prioritetet për Kosovën

NULL NULL
14.05.2015 20:07
MONTREUX, SWITZERLAND - JANUARY 22: United Nations Secretary-General Ban Ki-Moon attends a press conference on the first day of Geneva II Conference in Montreux, Switzerland on January 22, 2014. (Photo by Evren Atalay/Anadolu Agency/Getty Images)
Themelimi i Gjykatës Speciale, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, por edhe pjesëmarrja e serbëve në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës - janë pikat kryesore të cilat i ka përmendur Sekretari i Përgjithshëm në raportin e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, e ka mirëpritur rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit , transmeton Klan Kosova.

Ndër çështjet tjera prioritare përmenden pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës , themelimi i Gjykatës Speciale, si dhe themelimi i asociacionit/bashkësisë së komunave serbe.

Në raportin e rregullt katërmujor, të publikuar në ueb sajtin e Kombeve të Bashkuara, Ban ka shkruar:

“Fryma e bashkëpunimit konstruktiv dhe vënia e theksit në interesat e përbashkëta mbesin inkurajuese”.

“ Marrëveshja për integrimin e sistemit gjyqësor në veriun e Kosovës, të arritur më 9 Shkurt, e demonstron përkushtimin e të dyja palëve për implementimin e Marrëveshjes së Parë mbi Parimet Qeverisëse për Normalizimin e Raporteve të 19 Prillit 2013, si dhe për vazhdimin e dialogut”.

“Beogradi dhe Prishtina duhet t’i ndërmarrin krejt hapat e nevojshëm për implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.