Bamieh do marrë gjysmë milioni pasi u pushua nga puna se raportoi për korrupsionin në EULEX (VIDEO) NULL NULL 03.07.2022 17:34 03.07.2022 17:34 Ish-prokurorja Maria Thuraja Bamieh, do të marrë dëmshpërblim prej mbi 400 mijë funtesh, pasi humbi punën por fitoi rastin me qeverinë britanike, si sinjalizuese për korrupsionin në EULEX, mision ky i angazhuar në Kosovë. Juristja, Maria Bamieh, ka pretenduar se përgjatë tetë vjetëve, të kaluara, se zyra për Punë të Jashtme, e Komonuelthit britanik dhe Zhvillim (FSDO) pati dështuar t’i ofronte mbështetje pasi ajo kishte aprovuar të ekspozonte marrëveshjet e fshehta mes EULEX-it dhe të tjerëve kriminelë të dyshuar në Kosovë, përcjell klankosova.tv. Siç deklaronte ajo, zyrtarët qeveritarë, i kishin thënë asaj që të injoronte provat e këtij bashkëpunimi. Asokohe gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, pati realizuar intervistë me ish-prokuroren Maria Bamieh, mbi zhvillimet të cilat kishin pasuar me misionin e EULEX-it në Kosovë. Për kërcënimet, dhe gjithë ecurinë e deri tek largimi i saj nga puna, ndiqni intervistat e Bamieh të publikuara më poshtë: Mariah Thuraja Bamieh, shërbeu në këtë mision në Kosovë nga viti 2008 e deri më 2014. Ajo u suspendua nga ky mision në tetor të 2014, me arsyetimin se ‘nxori në pah materiale të ndjeshme’. Bamieh u largua nga Kosova në vitin 2015 për t’u kthyer më pas me një mision tjetër, duke nisur rrugëtimin e saj për drejtësi në rastin që kishte iniciuar në raport me dyshimet për korrupsion në EULEX. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025