Balona e supozuar spiune mbi SHBA është pajisje moti, thotë Kina NULL NULL 03.02.2023 15:27 03.02.2023 15:27 Një balon i supozuar spiun, i vërejtur mbi SHBA, është një “avion civil” kinez, i cili kishte devijuar nga rruga e planifikuar, thotë Kina. Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se ata besojnë që balona, e parë mbi zona të ndjeshme ditët e fundit, ishte në fakt një pajisje “mbikëqyrjeje në lartësi të madhe”. Por në një deklaratë, ministria e Jashtme e Kinës tha se ishte përdorur për qëllime “kryesisht meteorologjike”. Kinës “i vjen keq për hyrjen e paqëllimshme” të balonës në hapësirën ajrore të SHBA-së, thuhet më tej në deklarim. Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë. Montana është shtëpia e disa prej pjesëve të raketave bërthamore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e rrëzonin balonën për shkak të rrezikut të shkaktuar nga rënia e mbeturinave dhe përdorimit të kufizuar të çdo inteligjence që pajisja mund të mblidhte, tha zyrtari i mbrojtjes amerikane. Megjithatë, qeveria përgatiti avionë luftarakë në rast se objekti duhej të rrëzohej. Mediat amerikane më herët raportuan se balona ishte në madhësi sa tre autobusë.
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months