Balluku takohet me Escobarin: Qeveria shqiptare është e fokusuar për përmbushjen e angazhimeve të marra NULL NULL 15.07.2023 11:41 15.07.2023 11:41 Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit, në Washington. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Balluku shprehet se diskutoi me zyrtarin e lartë “për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare”. “Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, shprehet Balluku. /Euronews.al Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë 28 minuta më parë