Ballkani vazhdon me fitore, Llapi mposht Drenicën NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Lideri i tabelës, Ballkani, ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 15-të Superligës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar të Hënën me fillim nga ora 13:00. Baftiu dhe Daku i dhanë epërsinë e dyfishtë vendasve, para se Arbëria të ngushtonte epërsinë përmes golit të realizuar nga Bahtiri. Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Drenicës me rezultat minimal 0:1 ku golin e vetëm e realizoi Ramadani në minutën e 89 të ndeshjes. Pas xhiros së 15-të, Ballkani mbetet lider me 35 pikë, i ndjekur nga Drita me 30 pikë në vendin e dytë/KP.