Ballkani “turpërohet” nga Rilindja 1974, eliminohet nga Kupa pas penaltive NULL NULL 04.12.2024 14:51 04.12.2024 14:51 Ballkani është tronditur që në fazën e parë të Kupës së Kosovës. Kampioni në fuqi i vendit, njëheri fitues i kësaj gare në edicionin e kaluar, u mposht nga klubi i Ligës së Parë, Rilindja 1974. Rezultati pas 120 minutave ishte 1:1, ndërkaq në penalti vendësit u treguan më efikasë, duke ua treguar derën Portokallinjëve, raporton Klankosova.tv. Pas finales ndaj Prishtinës që “Xhebrailat” e fituan nga pika e bardhë, më nuk kanë arritur të dalin kokë lartë na ekzekutimi i 11-metërshave. Nga penalltitë Ballkani humbi edhe ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve nga Santa Coloma. Njejtë suharekasit nuk ia dolën nga gjuajtjet e tilla as në rrethin e tretë eliminator ndaj Larnes, kurse sot “kapaku” vendoset kundër një skuadre nga Liga e Parë e Kosovës. • Tjetra ndeshje që u përcaktua nga penaltitë ishte ajo midis 2 Korrikut dhe Dinamos, ku triumfuan këta të fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.