Ballkani triumfon te Gjilani, Malisheva mposht Prishtinën e Re NULL NULL 08.02.2026 14:56 08.02.2026 14:56 Është kompletuar sot xhiroja e 19-të në Superligën e Kosovës me dy ndeshjet e luajtura. Ballkani ka arritur të merr maksimumin e pikëve në udhëtim te Gjilani duke fituar 1-2. Almir Kryeziu shënoi në minutën e dytë për t’i dhënë avantazhin skuadrës nga Suhareka. Në pjesën e dytë realizoi Diene golin e sigurisë për Ballkanin. Gjilani shkurtoi diferencën në minutën e 72-të me golin e Oltion Bilallit. Me këtë fitore Ballkani kryeson kampionatin me 36 pikë, ndërsa Gjilani ndodhet në vendin e 6-të me 26 pikë. Ndërkohë, Malisheva ka fituar 1–0 kundër Prishtinës së Re. Golin e vetëm të përballjes e realizoi Etnik Brruti nga penalltia. Malisheva pas këtij triumfi ka 30 pikë në vendin e katërt, ndërsa Prishtina e Re zë pozitën e fundit në tabelë me 15 pikë./Klankosova.tv