Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani shqetëson NATO-n (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 12.10.2022 20:21

Fokus special në Ballkanin Perëndimor  e sidomos në Bosnjë Hercegovinë po i kërkohet administratës së presidentit Joe Biden.

Senatorët, Jeanne Shaheen, Thom Tillis, Chris Murphy, e Roger Wickert, i dërguan letër sekretarit të shtetit Anthony Blinken e atij të mbrojtjes Lloyd Austin.

Katërshja nga Senati, sqarojnë se Rusia vazhdon ta shoh Ballkanin Perëndimor sferën e ndikimit të saj dhe përkrah akterët që kundërshtojnë integrimet evropiane e në NATO.

“ Shtetet e Bashkuara nuk duhet të mbyllin njërin sy ndaj këtyre kërcënimeve. Ne duhet të tregojmë përkushtimin tonë përkushtimin tonë ndaj sigurisë evropiane duke ruajtur praninë efektive në Ballkan, përderisa vazhdojmë t’i përgjigjemi luftës së pa provokuar të Rusisë në Ukrainë”,thuhet mes tjerash në letrën dy faqe.

Ndërkohë për situatën në Ballkan  e sidomos në Kosovë u deklarua të mërkurën edhe sektari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg.

“Trupat e NATO-s në Kosovë ndihmojnë për të mbështetur përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd. Ne gjithashtu punojmë së bashku me BE-në në Bosnje Hercegovinë. Dhe sigurisht, ne kemi edhe anëtarë të aleancës nga Ballkanit . Dy anëtarët më të rinj të aleancës janë në fakt vende të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pra, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n dhe për këtë arsye, ne vazhdojmë të fokusohemi në atë rajon”, tha Stoltenberg, para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes së Aleancës Veri-Atlantike.

lajme të ngjashme