Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani shkruan historinë, e fiton tri herë rresht titullin

NULL NULL
18.05.2024 17:00

Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi i Ilir Dajës e ka mposhtur Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultat minimal prej 0-1 me golin e Bernard Karricës në minutën e 73-të të takimit pas një gabimi nga Trimor Selimi i Llapit.

Llapi deri në fund të takimit nuk arriti që të bënte më shumë, duke mbetur kështu në vendin e dytë në tabelë.

Kjo është hera e tretë rresht që Ballkani bëhet kampion i Kosovës në Superligë, e që këtë gjë e kishte arritur vetëm Besa vite më parë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.