Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani rimerr kreun, Llapi mposht Arbërinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Andi Shabani 21.03.2021 19:46

Këtë të diel janë zhvilluar dy ndeshjen e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Pas fitores 2:0 në udhëtim ndaj Trepçës 89-të, Ballkani është rikthyer në pozitën e parë me pikë të barabarta me Dritën.

Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, ishin realizatorët e golave për suharekasit.

Fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë arriti Llapi që mposhti Arbërinë 4:3 në shtëpi.

Figurë tragjikë për Arbërinë ishte Kreshnik Bahtiri, që shënoi dy autogola.

Në video mund t’i ndiqni golat e realizuara në këto dy ndeshje.

lajme të ngjashme