Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani për herë të parë bëhet me trajner të huaj

NULL NULL
25.11.2025 22:02

Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajner të ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin me kroatin që është drejtuesi i parë i huaj që e udhëheq atë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi suharekas ku poashtu u theksua se kontrata do të jetë e vlefshme për dy vjet e gjysmë.

“Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajduk Split në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav Sheriff Tiraspol, me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare. Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern”, njoftoi FC Ballkani, transmeton Klankosova.tv.

Njëherësh, klubi i uroi kroatit mirëseardhje.

“Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin”.

Mislav Karoglan  në këtë pozitë  e pason Orges Shehun me të cilin Ballkani i ndau rrugët ditë më parë.

lajme të ngjashme