Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani-Llapi, dueli i sotëm mund të vendos titullin

NULL NULL
16.03.2024 08:50

Sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë ballafaqimi në mes  Ballkanit dhe Llapit.

Ndeshja do të zhvillohet në Suharekë, duke filluar nga ora 13:00.

Kampioni aktual renditet në vendin e parë me 51 pikë, teksa llapianët janë një pozitë më poshtë me një pikë më pak.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva do t’i shkon skuadrës së Lirisë që thuajse e ka siguruar biletën për në Ligën e Parë.

Edhe kjo përballje do të luhet duke filluar nga ora 13:00./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme