Ballkani lider i përkohshëm (VIDEO) NULL NULL nga Emanuell Syla 10.04.2021 19:00 nga Emanuell Syla 10.04.2021 19:00 Ballkani ka arritur të shënojë fitore të lartë ndaj Besës në Suharekë, në ndeshjen e javës 28-të në Superligën e Kosovës në futboll. 4:1 fitoi ekipi vendës me dy gola të Korenicës, një të Gripshit dhe Prekazit, kurse për mysafirët shënoi Qorri, njofton KlanKosova.tv Ky ishte takimi i katërt sivjet ndërmjet këtyre dy skuadrave, ku Ballkani i ka fituar të katërta (1:4, 4:1, 0:3 dhe 4:1), në total 15:3 në krejt këto takime. Ballkani përkohësisht është lider i Superligës, ndërsa Besa në fund të tabelës.