Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballafaqimi parlamentar, Kurti, “luftë fytafyt” me opozitën (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 02.06.2023 20:17

Të premten, Kuvendi i Kosovës u mblodh për të diskutuar veç për situatën në veriun e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të filluar raportimin ka zbuluar një listë emrash me qytetarët që Kurti thotë se janë pjesë e grupeve kriminale serbe në veri.

“Millorad Jevtiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Gjithashtu ka prezencë të madhe të përfaqësuesve të Listës Serbe në atë shtëpi, ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave atje, për prezencë sa më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme”, tha Kurti.

Disa nga shumë emrat që Kurti i përmendi, e ku përfshihej edhe ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandër Filipoviq, tha se kanë lidhje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, dhe me të shumëkërkuarin, Milan Radojiçiqin.

Për arrestimin e tyre kërkoi ndihmë nga opozita.

Por, kërkesa menjëherë iu kthye mbrapsht nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nuk beson në një dakordim të tillë.

E bash për çështjen e zgjedhjeve të reja, Kurti mori një refuzim edhe më të ashpër nga PDK-ja e cila refuzon zgjedhje të reja në Zubin Potok dhe Zveçan, ku i kanë kryetarët e tyre.

Memli Krasniqi ishte deputeti me i zëshëm i të premtes, e edhe më kërkuesi, pasi jo veç një herë e luti Kurtin të nisen për veri.

I tha edhe mos t’u bëjë presion kryetarëve të ri, e me këtë rast ia dha edhe epitetin “Çlirimtari i Serbëve”.

Për kryeministrin, që u tregua i kujdesshëm të marr shënime për fjalët e opozitës, janë bash këta të fundit që po i shërbejnë Serbisë.

Me këso kundër replika nuk u mor Ramush Haradinaj, ai veç kërkoi mbështetje për ta rrëzuar krejt Qeverinë e Kurtit që e akuzoi për prishje të raporteve me Amerikën.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.